
“We are the people” është himni i Euro 2020. Yjet e muzikës U2 Bono dhe The Edge janë bashkuar me DJ e famshëm holandez, Martin Garrix për këngën zyrtare të kompeticionit të futbollit.
Autorët deklaruan se përmes tingujve duan të përcjellin shpresë tek njerëzit e sfilitur nga pandemia dhe masat kufizuese të saj.
Euro 2020 do të startojë më 11 qershor dhe do të mbyllet më 11 korrik. (A2 Televizion)