Ylli i TikTok i jep fund jetës, në moshën 18-vjeçare

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 14:10 | Lifestyle

E cilësuar si yll TikTok-u, Dazharia Shaffer, ka humbur jetën në moshën 18-vjeçare duke kryer vetëvrasje.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë prindërit e adoleshentes të njohur si “Dee” përmes një videoje në TikTok ku njoftuan se e bija e tyre kishte probleme me shëndetin mendor.

"Fatkeqësisht nuk është më me ne. Nuk isha i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Do doja shumë të më kishte folur për streset e saj dhe për mendimet e vetëvrasjes. Mund ta kishim kaluar bashkë këtë", shprehet Raheem Alla, i ati i 18-vjeçares, teksa i falënderuan të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që iu kishin dhënë.

Një ditë para vdekjes së saj, adoleshentja postoi disa Instastory, në përshkrimin e të cilave shkruhej se ishin postimet e fundit.

"E di që po ju acaroj të gjithëve, por këto janë postimet e mia të fundit. Mos u gënjeni nga make up-i, jam e shëmtuar në jetën reale", shkruante ajo.

Shaffer ndiqej nga afro 1,5 milionë njerëz në TikTok, ndërsa gëzonte shumë popullaritet edhe në Instagram dhe YouTube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos