Zbulimi i CNN: Elefantët e egër shiten dhe mbahen në kafazë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 14:35 | Lifestyle
Zbulimi i CNN: Elefantët e egër shiten dhe mbahen në kafazë

30 elefantë të egër afrikanë, të kapur rob, të shitur dhe të transportuar ligjërisht në Kinë për mbushjen e kopshteve zoologjike. Por, fillimisht duhet të vuajnë në Zimbabve.

Kjo video ekskluzive e realizuar me celular na jep pamjen e parë të dërgesës së fundit nga Zimbabve. Të mbyllur në kafazë, shenjat e vuajtjes janë të qarta. Vetëm pak javë më parë gjendeshin mes grupeve familjare në parkun natyror të Hwange.

David McKenzie thotë: “Ata vijnë dhe kapin elefantët e rinj, pasi i ndajnë nga pjesa tjetër e tufës. Elefantët janë kafshë shumë sociale. Krijojnë lidhje të forta që zgjasin një jetë dhe duke i shkëputur nga pjesa tjetër e familjes e duke i çuar në vende të huaja i shkaktojnë atyre trauma të pakapërcyeshme”. 

Por, pavarësisht shqetësimeve, tregtia deri më tani bëhej në mënyrë të ligjshme. Por, kjo dritare po mbyllet. Rregullat e reja që parandalojnë dërgesat përtej detit të të gjithë elefantëve hyn në fuqi në fund të nëntorit. Autoritetet e Zimbabves thonë se do t’i binden rregullave të reja, por ekspertët paralajmërojnë për zhvendosje drejt tregtisë së fshehtë.

Thatësira e rëndë që ka përfshirë rajonin ka çuar në ngordhjen e mbi 200 elefantëvë të egër të Zimbabves.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos