A2 CNN në bashkëpunim me Investigative Network Albania, vjen së shpejti me një cikël reportazhesh investigativë mbi sigurinë e produkteve ushqimore dhe farmaceutike, bujqësinë dhe subvencionet shtetërore si dhe tenderët publikë. “Zbulo” sjell një dritare të re informacioni lidhur me ushqimet dhe barnat që qytetarët konsumojnë në përditshmëri, abuzimet me tenderët publikë, si dhe hedh dritë mbi raportin që qeveria mban me bujqësinë në vend. (A2 Televizion)
“Zbulo”, cikël reportazhesh investigativë, së shpejti në A2 CNN
