
Luftëtarët talebanë kanë publikuar në rrjetet sociale një video nga ambientet e brendshme të rezidencës së ish-zv.presidentit afgan Amrullah Saleh, në provincën Panjshir.
Në videon e bërë virale, shihen talebanët gëzojnë teksa gjejnë çanta e valixhe në shumën e 6 milionë dollarëve cash dhe 15 shufra të mëdha floriri.
Valixhet dhe çantat nuk ishin fshehur, çka lë të kuptohet sipas talebanëve, se ish-zv.presidenti nuk ka patur kohë apo mundësi t’i marrë me vete para se të largohej. (A2 Televizion)