Dëshironi të zbuloni aroma të reja? Jepuni 10 parfumeve të famshme në TikTok një shans për t'i provuar!
Dikur moda lindte në rrugë, sot e bëjnë atë në rrjetet sociale. Kjo është arsyeja pse, nëse jeni adhurues i parfumeve, me siguri e keni humbur mendjen, ashtu si ne, për hashtag-un #parfumeTok në TikTok, që tregon më të mirat e më të mirëve të parfumerisë në internet.
Videot e shpejta dhe shpesh të xhiruara në ritmin e muzikës na tërheqin vëmendjen duke na shfaqur parfume të të gjitha llojeve që në një kohë të shkurtër bëhen objekte të vërteta dëshire.
Ndër të domosdoshmet që shihen në TikTok padyshim që spikasin parfumet e shtrenjta, por edhe ato unisex dhe ato me dizajn minimal si dhe ata me kosto të ulët.
E bukura e rrjeteve sociale është kjo që çdo produkt mund të bëhet kult, pavarësisht çmimit. Për këtë, në përzgjedhjen tonë të 10 parfumeve të famshme në TikTok do të gjeni propozime të ndryshme nga parfumeri artistike, të stilistëve, por edhe të lirë dhe zgjidhni atë që është e duhura për ju! (A2 Televizion)

I fortë, i guximshëm dhe rebel, Libre është padyshim një nga parfumet më të shikuara dhe më të pëlqyera në TikTok.

Ndër aromat më të pëlqyera në TikTok, Lost Cherry është eleganca e pastër në stilin e Tom Ford. Unik dhe i paimitueshëm. Provojeni që ta besoni!

Nëse Marie Antoinette do të mund të zgjidhte një parfum sot, sigurisht që do të ishte Delina. Ylli i mediave sociale i parë nga mijëra TikToks. Është e pamundur t'i rezistosh, edhe falë paketës me aromë retro.

Një krijim i jashtëzakonshëm artistik i parfumerisë, i domosdoshëm në rrjetet sociale dhe në jetën reale, kopjohet vazhdimisht, por asgjë nuk mund të krahasohet me të. Është ndër parfumet e famshëm TikTok.

Paketa minimale e bën atë menjëherë të dallueshëm dhe të përsosur për krijimin e videove të suksesshme sociale. Bubble Bath është pjesë e një linje, Replica, e cila riprodhon momente të veçanta të jetës reale. Me këtë krijim, maison parizian ofron një moment relaksi në një vaskë plot me shkumë të butë dhe të ëmbël. Absolutisht për të provuar.

Një parfum i rafinuar që nuk mund të mungojë për dashamirësit e aromave të ëmbla.

I lançuar në vitin 2003, ky parfum është i domosdoshëm. Pjesë e linjës Aquolina, sot është një markë e pavarur dhe i çmend TikTokers, veçanërisht amerikanët. Duhet ta provoni të paktën një herë në jetë.

Ky parfum është një ikonë sociale, që ju lejon të krijoni një efekt të personalizuar sipas PH-së së lëkurës, duke i dhënë jetë një arome unike dhe sensuale të lëkurës.

I njohur në internet si "Brazilian Crush" dhe "Cheirosa '62", ky spraj trupi i famshëm në TikTok është i domosdoshëm për stinën e verës dhe do t'ju befasojë

Krem pana, kokosi, livando dhe pralina karakterizojnë këtë aromë të re super të njohur në TikTok. Sekreti i suksesit është versioni ekonomik i Baccarat Rouge 540 të famshëm.