Zgjedhjet në Amerikë, Trump: Faleminderit! Duket se jemi mirë në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 03:29 | Bota
Zgjedhjet në Amerikë, Trump: Faleminderit! Duket se jemi mirë

Presidenti Donald Trump falënderoi votuesit e tij me një mesazh në Facebook, pak pas mbylljes së votimeve në pjesën më të madhe të vendit. “Duket se jemi mirë në të gjithë vendin. Faleminderit!”, shkroi shkurtimisht Trump në rrjetin social. Mesazhin e tij e shpërndanë më shumë se 34 mijë vetë.

Por, sipas projeksioneve të CNN, presidenti është në disavantazh në krahasim me rivalin e tij Biden, pasi ka deri tani vetëm 51 vota të kolegjit elektoral, ndërsa kandidati demokrat, 80.

Sipas projeksioneve më të fundit, Biden fiton në Konektikat dhe Nju Xhersi, ndërsa Trump fiton në Dakotën e Jugut dhe Arkansas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos