Zgjedhjet në Francë, publikohen Exit Poll-et: Fitore e thellë për Macron

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 20:05 | Bota

Franca ka mbyllur votimet për zgjedhjen e presidentit të ri në orën 20:00, ndërsa menjëherë janë publikuar edhe Exit Poll-et, të cilat i japin një fitore të thellë Emanuel Macron.

Sipas Exit Poll-eve të para, Macron parashikohet të marrë 58,2 përqind të votave, ndërsa Le Pen 41,8%.

https://a2news.com/2022/04/24/5-vjet-te-tjera-ne-krye-te-frances-macron-jam-president-i-te-gjitheve/

Ky projeksion është realizuar nga mediat franceze ku përdoret një kombinim mes rezultateve reale dhe “exit polle”-ve dhe konsiderohet tejet i saktë në garën mes dy të votuarve.

Ndërkohë, menjëherë kanë nisur festimet dhe brohoritjen në mbështetje të Emmanuel Macron nën Kullën Eiffel.

https://a2news.com/2022/04/24/zgjedhjet-ne-france-reagon-le-pen-vazhdoj-luften-politike/

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 71,8 përqind e votuesve.

Para këtyre zgjedhjeve, Macron ishte quajtur nga kritikët si arrogant dhe president i të pasurve, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë, Le Pen, ishte vënë nën akuzë se ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Macron u zgjodh në krye të vendit 5 vite më parë me premtime të mëdha për ndryshime rrënjësore në Francë, por shumë prej tyre nuk janë parë ende. Presidenca e tij u shënua nga protesta të mëdha, pandemia e koronavirusit dhe në muajt e fundit nga rritja e kostove të jetesës. Ndërkohë, për Le Pen kjo ishte tentativa e tretë për t’u zgjedhur presidente dhe humbja, ndoshta, mund të shënojë fundin e saj në  politikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/24/triumfoi-ndaj-lideres-se-ekstremit-te-djathte-rama-uron-macron-se-shpejti-ne-tirane/
https://a2news.com/2022/04/24/exit-poll-et-nxjerrin-fitues-macron-taulant-balla-e-uron-menjehere-per-mandatin-e-dyte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos