Zgjedhjet në FRPD, Basha mohon se e mori vendimin pasi Këlliçi iu bashkua Berishës

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 11:34 | Politikë
Zgjedhjet në FRPD, Basha mohon se e mori vendimin pasi Këlliçi

Kryetari demokrat Lulzim Basha i ka konsideruar sajesa deklaratat se zgjedhjet në FRPD u njoftuan pasi Belind Këlliçi njoftoi pjesëmarrjen në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Para mbledhjes me grupin e punës të FRPD-së, Basha tha se po ndiqet e njëjta porcedure si në vitin 2014.

“Nuk është e vërtetë, është sajesë e fabrikuar nga interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim janë zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë, që është risi. Për fat të keq mandati i kryetarit dhe drejtuesve ka skaduar dhe sërish me një anëtar një votë do të zgjedhin”.

Një ditë më parë kreu dmeokrat urdhëroi hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike me argumentin se “mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën”.

https://a2news.com/2021/11/05/vendimi-i-bashes-eshte-nul-edhe-frpd-kunder-bashes/

Nga ana e tij kreu i FRPD Belind këlliçi aka konsideruar nul vendimin e Lulzim Bashës për hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në FRPD.

Përsa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, duke njohur si kushtetuese zgjedhjet e vitit  2019, Basha theksoi se do të presë zbardhjen e plotë të vendimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/05/berisha-ne-lushnje-basha-tradhtoi-voten-tuaj-sot-ka-marre-nje-vendim-stalinist/

A2 CNN Livestream

Latest Videos