Janë 9 milionë qytetarë grekë me të drejtë vote, që do të zgjedhin këtë të diel të 21 majit, qeverinë e re të Athinës. Mes tyre, 440 mijë votojnë për herë të parë, nga 17 vjeç, që do të ushtrojnë këtë të drejtë. Janë disa parti në garë, por mes 3 më të mëdhave, që kanë nisur edhe kalkulimet, për numrat që i duhen për të drejtuar të vetëm pas 21 majit ose në të kundërt, do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në një koalicion të përbashkët. Por skenarët duken të qartë: sipas pjesëmarrjes, njërës prej partive të mëdha në garë, në këtë raund të ri, do t’i duhet të sigurojë së paku, 46% të votave për të drejtuar të vetëm, më pas do të nisin konslutimet për koalicion. Në qoftë se edhe ky skenar dështon, atëherë shkohet në një raund të dytë votimi, në korrik. Por çfarë tregojnë sondazhet dhe si shihet nga grekët, mundësia e një mandati të dytë për Mitsotakis apo edhe e rikthimit të ish-kryeministrit Alexis Tsipras? Për zgjedhjet e 21 majit në Greqi foli në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika. (A2 Televizion)
Zgjedhjet në Greqi, nga dallon Mitsotakis nga Tsipras?
