Zgjedhjet në Kosovë, Tritan Shehu dhe Redi Shehu në A2

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 12:03 | Aktualitet

Pavarësisht se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Tritan Shehu thotë se e rëndësishme është se si do të jenë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Ish-deputeti i Partisë Demokratike mendon se partneriteti shumë i ngushtë duhet të vazhdojë duke u bazuar në përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian nga ana e të dy palëve. Ndërsa analisti Redi Shehu mendon se Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli si forcë e parë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, duhet të bëjë disa modifikime të shëndetshme në qëndrimet e saj në raport me interesat e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos