Paqja në bulevard, Koka: Rama ta lexojë me vëmendje këtë moment

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 22:26 | Politikë

Gazetari Bledian Koka deklaroi se paqja e arritur në bulevard mes protestuesve dhe policisë duhet lexuar me kujdes nga kryeministri Edi Rama.

“Është moment reflektimi, qoftë nga protestuesit, qoftë nga policia. Njeriu që duhet ta shikojë me vëmendje këtë moment dhe që duhet ta lexojë me kujdes këtë moment është ai që e ka zyrën aty. Mendoj që ky është mesazhi që tregon qartë që protestuesit nuk kanë gjë kundër policisë dhe as policia nuk ka gjë me protestuesit”, tha Koka në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.

“Ky është treguesi që problemi është lehtësisht i zgjidhshëm. Shikoni sa zgjedhje ka bërë Kosova në dy vitet e fundit. Këtu ka krizë politike dhe nevojë për përgatitjen e terrenit siç ka bërë Maqedonia e Veriut. Ka një mekanizëm që krijon terrenin për zgjedhje të ndershme dhe ai është qeveria teknike 6-mujore. Dorëheqja, që është gjëja më normale, dhe krijimi i qeverisë teknike”, shtoi Koka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos