Sondazhet në Turqi para zgjedhjeve të 14 majit tregonin se populli nuk e donte më si President Rexhep Tajip Erdoganin, por rezultatet nuk i korrespondojin parashikimeve. Mes mërisë më të madhe të zonave të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit, Presidenti thirri në zgjedhje përqindjen më të madhe të votuesve, gati 85% dhe mori shumicën, por pa kaluar dot 50% që e kërkon Kodi Zgjedhor. A do ta bëjë dot me 28 maj që është caktuar raundi i dytë? A do të fitojë dot përballë rivalit të tij të opozitës së bashkuar Kemal Kilicdarollu që duket se gëzon edhe mbështetjen e Brukselit për të qeverisur vendin? Ky i fundit mori në zgjedhje 44,96% të votave dhe i duhet më shumë mbështetje se Erdogan për të fituar. Këtu shtohen edhe votat e Sinan Ogan, me të cilat ai do konfirmohej President, por a do ia dalë? Këtë e diskutuam me Kreshnik Osmanin, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare. (A2 Televizion)
Zgjedhjet në Turqi, cila do të ishte alternativa më e mirë?
