Zjarret në Kaliforni, në një javë digjet 1 milion hektarë tokë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 22:22 | Bota

Zjarret në Kaliforni kanë shkrumbuar deri më tani mbi 1 milion hektar tokë dhe duket se ky nuk është fundi i luftës së zjarrfikëseve me flakët. Thuajse 13 mijë zjarrfikës po punojnë për të shuar 585 vatra aktive zjarri.

Presidenti Trump shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore ndërsa autoritetet janë të shqetësuara pas lajmeve se vendi pritet të përjetojë ditë të nxehta edhe në vijim, me erën që mund të ndihmojë në përhapjen e flakëve.

Zjarret në Kaliforni mund të shihen qartësisht edhe nga pamjet satelitore

8 milionë banorë në Kaliforni, Oregon, Montana dhe Utah mbeten në zonat me kod të kuq për shkak të temperaturave në thuajse 50 gradë celsius.

Shërbimi kombëtar meteorologjik ka nisur matjet për ndotjen e ajrit duke i bërë thirrje banorëve të 6 shteteve, kryesisht atyre me sëmundje zemre apo në rrugët e frymëmarrjes, që të qëndrojnë në shtëpi.

https://a2news.com/2020/08/22/vijon-lufta-me-flaket-ne-kaliforni-te-pakten-6-te-vdekur/

Por ndërsa mijëra vetë janë evakuuar dhe janë strehuar në qendrat pritëse, ata ndihen të rrezikuar edhe nga infektimi me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos