
Vatrat e zjarrit në disa bashki të vendit në javët e fundit kanë bërë që Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, t’i drejtojë shkresa 61 bashkive, 12 prefektëve dhe Policisë së Shtetit.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e cilëson situatën mjaft emergjente duke kërkuar koordinim dhe reagim të shpejtë pasi zjarret sipas ministrisë së mbrojtjes janë të qëllimshme.
"Të merren masa për zbulimin e autorëve të zjarreve, qofshin ato me dashje apo dhe nga pakujdesia. Zjarrvënësit të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Penal".
Sipas të dhënave paraprake, kjo periudhë problematike për zjarrvënien e qëllimshme. Zjarret kanë krijuar situata emergjente, duhet bashkërendim dhe koordinim strukturash. Merrni masatë plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret.
Në vetëm dy muaj në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar mbi 100 vatra zjarri dhe jo në të gjitha rastet janë zbuluar autorët. (A2 Televizion)