Zjarrfikësi italian që ndihmoi gjatë tërmetit: Faleminderit vëllezër shqiptarë, nuk do ta harrojmë

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 11:49 | Lifestyle

Në nëntor udhëhoqi një ndër ekipet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

https://www.facebook.com/pino.d.gioia/videos/10215728829644741/

Pino di Gioia, shef i zjarrfikësve në Bari, nuk e fsheh mallëngjimin teksa sheh mjekët shqiptarë që i vijnë në ndihmë popullit të tij.

Pino di Gioia

 "Faleminderit vëllezër shqiptarë për ndihmën tuaj, as ne nuk do ta harrojmë" shkruan di Gioia teksa poston videon e nisjes se stafit mjekësor drejt Bergamos, zonës më të nxehtë në Itali përsa i përket të prekurve dhe viktimave nga COVID-19.

https://a2news.com/2020/03/28/mjeket-shqiptare-drejt-italise-30-vullnetare-per-1-muaj-ne-bergamo/

Postimi i zjarrfikësit u komentua nga italianë e shqiptarë të cilët e quajtën "karma". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos