Zv/ministri i Arsimit në “Absolut 4”: Kemi realizuar një reformë të plotë kurrikulare në arsim

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 21:30 | Politikë
Zv/ministri i Arsimit në “Absolut 4”: Kemi realizuar një

Olti Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit, i ftuar në studion e “Absolut 4”, deklaroi se në arsim “është realizuar një reformë e plotë kurrikulare në arsim”.

“Nëse para vitit 2013, kurrikulat tona konsideroheshin si shumë të ngarkuara, gjatë kësaj kohe jemi marrë me rregullimin e kësaj çështjeje. Në testimet ndërkombëtare jemi nga më të mirët dhe ky është rezultati i merituar i gjithë këtyre viteve të reformës”, deklaroi Rrumbullaku.

https://a2news.com/2021/02/08/programi-i-pd-se-per-arsimin-mehmeti-nuk-eshte-i-shtrenjte-po-te-marresh-ne-konsiderate-shpenzimet-e-luksit-qe-jane-bere/

“Shpresojmë që pas një ose dy vitesh të kishte shumë më tepër shkolla me standarde më të mira, që të kenë jo vetëm elementin e arsimit”, shtoi zv/ministri.

Por, Migen Qiraxhi, përfaqësues i “Qëndresa Qytetare”, u shpreh se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet e saj për arsimin: “Nga të dhënat e fundit të INSTAT-it, ata që janë të paarsimuar kanë më shumë shanse që të punësohen sesa të arsimuarit. Na u premtua për 140 shkolla të reja, por vetëm 7 u ndërtuan në 4 vitet e fundit; nuk kemi asnjë emër pedagogu të lidhur me korrupsionin; nuk kemi kampusin universitar; jemi shumë larg transparencës së universiteteve, pasi nuk ka të dhëna për tenderat e universiteteve; kemi probleme me kurrikulat”.

Sipas analistit Julian Zyla, edhe pse “ka më pak nxënës dhe mësues në shkolla, duhet analizuar shkollimi i individëve”.

“Nëse në një debat me arsimin, thua që punësohen më shumë njerëz të paarsimuar, kjo nuk ka lidhje fare me arsimin. Kjo është vetëm një e dhënë mbi tregun”, tha Zyla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos