Cikalleshi kthehet në klubin që i zotëron kartonin

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 15:35 | Futboll
Cikalleshi kthehet në klubin që i zotëron kartonin

Sokol Cikalleshi largohet nga Goztepe dhe rikthehet te Osmanlispor-i. Vetëm pesë muaj pas huazimit te skuadra nga Izmiri, sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthehet në klubin, që zotëron kartonin e tij.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Goztepe, që njoftoi mbylljen me marrëveshje, të bashkëpunimit të nisur në fillim të sezonit.

Në këtë mënyrë, Cikalleshi kthehet te Osmanlispor-i, si e vetmja mundësi e mbetur, pasi në këtë edicion 28-vjeçari është aktivizuar me dy skuadra dhe nuk mund të luajë në asnjë ekip tjetër.

Rikthimi në klubin nga Ankaraja është një tjetër sfidë për sulmuesin kuqezi, pasi me ekipin që aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë të Superligës turke, konkurrenca është mjaft e madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos