All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 Qershori i rihapjes, fëmijët kthehen në kopshte me rregulla të reja

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 14:30 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, një pjesë e tyre kthehen në kopshte e çerdhe. Rikthimi në këto ambiente vjen me rregulla krejtësisht të reja. Që nga hyrja e fëmijëve, higjiena ndaj tyre, qëndrimi në grup, ngrënia e drekës dhe fjetja, do të bëhen në distancë dhe me rregulla të reja, ndërsa çdo prind duhet të nënshkruajë miratimin e protokolleve të reja. Nga sot dhe gjithë periudhën e verës, kopshtet dhe çerdhet do të jenë të hapura. Prioritet do të jenë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune. Në mbyllje të çdo dite, edukatorët e kopshtit do të bëjnë dezinfektimin e të gjitha ambienteve dhe mjeteve didaktike, ndërsa nuk do të lejohet përdorimi i lodrave prej pelushi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos