All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

1 vit lojëra “pa” duar

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2020, 14:49 | Sporte të tjera
1 vit lojëra “pa” duar
All - Paragraf - 1

Orët, ditët, javët, muajt kaluan pak a shumë të njëjta në një 2020 të pazakontë, vit të cilin shumëkush nga ne, nëse do të kishte një gomë imagjinare në duar, nuk do të mendohej dy herë për ta fshirë. Nëse muajt e verës na dhanë shpresë se më të keqen e kishim kaluar, vjeshta na e risolli pandeminë edhe njëherë në vëmendje ndërsa dimri po na tregon çfarë ky virus është i aftë të bëjë nëse i lëshon territor.

Covid-19 mposhtet pa diskutim duke marrë masa për t’u mbrojtur, por mposhtet edhe me një shëndet të mirë mendor, dhe me një anë psikologjike të fortë. Por kur në një vit ku kryefjala kanë qenë, infektimet, rastet pozitive, izolimi, karantina, masa ndëshkuese mbi të gjitha vdekjet ku mund ta gjej qyteti argëtimin e kufizuar dhe çlirimin aq shumë të nevojshëm të ngarkesës emocionale?!

All - Paragraf - 3

Sigurisht, te një film në kinema, te një shfaqje teatrale, tek një ndeshje volejbolli apo basketbolli, apo duke qenë vetë protagonistë në to. Të gjitha këto janë vendi i duhur, por në Shqipëri problemi lindi nga dy standardet e përdorura. Nëse kinematë u hapën, për sportet në salla të mbyllura ndodhi e kundërta. Thuajse një vit pa aktivitet. Arsyeja është rrezikshmëria e lartë për përhapjen e virusit prej faktit që të gjitha këto zhvillohen në ambiente të mbyllura. Ndoshta ndikon por, kur kafenetë e restorantet mbushen plot me njerëz, me asnjë masë minimale distancimi dhe pa maska ç’të keqe ka të shohësh shkosh në teatër, kur njerëzit formojnë radhë të gjata në qendra tregtare në kulmin e pandemisë ç’të keqe ka të mbash largësi nga tjetri e të ndjekësh një ndeshje?!

Artet janë pa diskutim të pandashme nga kultura e një shoqërie ashtu sikundër është edhe sporti por ky i fundit ka një specifikë më ndryshe. Në Shqipëri luhet futboll dhe…asgjë tjetër. Sporte me një traditë të pamohueshme dhe me sportistë kampionë brez pas brezi, si basketbolli, volejbolli, mundja e të tjera me radhë, janë në intubim prej muajit mars, në gjendje kritike për vazhdimësinë e tyre dhe askush nuk i thotë nëse do të bëhen mirë apo jo.

Sportin e bëjnë sportistët, dhe kur nuk ka sport nuk ka as sportistë.  Mijëra prej tyre, qëndrojnë prej muajsh pa ndeshje, pa stërvitjen e duhur, pa impenjimin maksimal, pa motivin për të ecur përpara.  Në dukje janë shqetësime të vogla, e të papërfillshme për institucionet përgjegjëse dhe individët që kanë në dorë çelësin për zgjidhjen e këtij problemi, të cilët janë të parët që krenohen dhe kërkojnë të ndajnë meritat me sportistët kampionë, ata që sjellin medalje e që ngrenë lart flamurin shqiptar në mbarë botën.

All - Paragraf - 6

Por si mund të arrihet një gjë e tillë kur rrethanat janë kaq të vështira ndërkohë që Europa, madje fqinjët tanë në Ballkan i kanë dhënë një dorë të fuqishme sportit pikërisht në këtë periudhë, edhe me bilanc më negativ nga pandemia. Flasim për lojërat me dorë të cilat luhen në çdo cep të kontinentit e deri në Kosovë. Fqinjët tanë janë edhe njëherë ata të cilët mendojnë më shumë për hallet e Shqipërisë sesa vetë Shqipëria, ndërsa kanë afruar me dhjetëra sportistë në kampionatet e tyre për ti ofruar një mundësi për të aktivizuar e për të ruajtur formën.

Ekspertët tanë të shëndetësisë konsiderojnë 30 sportistë në 2000 metra katrorë të rrezikshëm për shpërndarje të virusit dhe jo 30 persona në 200 metra katrorë të një lokali, restoranti apo dyqani. Me këtë logjikë lojërat me dorë janë ndalur dhe ashtu tërësisht të pafajshme siç janë marrin edhe damkën të rrezikshme. Kampionatet e sezonit të kaluara u zhvlerësuan. U mbyllën pa fitues. Diçka e tillë në Shqipëri nuk ka ndodhur as në periudhën e trazirave në vitin 1997. Në një farë mënyrë u gjet një zgjidhje, me shumë pak ndeshje, por me një sistem ku të gjitha ekipet ranë dakord dhe në fund u shpall një fitues.

2020-ta nuk e ka një tillë dhe rrezikon të mos ketë as viti 2021. Në historinë e sportit botëror i vetmi shkak që ka mundur ta ndalë ka qenë lufta. Kjo e kohës që po jetojmë konsiderohet lufta me të padukshmen por ky lloj e ka një zgjidhje. Shembullin e gjejmë edhe njëherë përtej kufijve, kudo.

All - Paragraf - 9

Protokolle, masa higjienike, kufizime dhe gara vazhdon. Në mos kaq, ka një plan minimal se çdo të ndodhë, si do të rikuperohet ajo që ka humbur, dhe ç’mund të bëhet për të arritur të paktën atje ku ishim. Ekipi i volejbollit të Erzenit përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, në disa ndeshje në Champions dhe Europa League, me një përgatitje absurde, duke mos pasur asnjë mundësi për t’u stërvitur në kushte optimale. Kombëtarja e basketbollit të meshkujve udhëtoi në Portugali për eliminatoret e kampionatit Europian pa asnjë ditë grumbullim. Rezultatet nuk kanë nevojë për koment.  

Ndeshjet nuk kanë asnjë ndryshim nga inaugurimet e palestrave të shkollave, mbledhjeve elektorale apo vetë lojërave që bashkitë apo ministritë zhvillojnë me fëmijët në salla të mbyllura. Sportet duhet të rikthehen ashtu siç janë rikthyer prej muajsh palestrat fitness. Sportistëve duhet t’u jepet vëmendja minimale, të cilën nuk e kanë njohur kurrë. Kampionatet duhet të rikthehen për të mos humbur një trashëgimi shumëvjeçare. Tifozët gjithashtu në mënyrë të përgjegjshme. Flasim për mbijetesë por sporti duhet të mbizotërojë. Në këto momente duhet shpresë dhe kurajë. Një sportist më shumë sot, një pacient më pak mot. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

Latest Videos