
Lakers gjetën fitoren e dytë radhazi për këtë sezon në basketbollin amerikan. Pas humbjes në derbin ndaj Clippers, në ndeshjen e parë të kampionatit, kampionët në fuqi fituan me lehtësi, 127-92 ndaj Minessota Timberwolves.
Ndeshja u udhëhoq nga Kyle Kuzma me 20 pikë për verdheblutë, pa lënë pas edhe Lebron James me 18 pikë. Lajm i keq për Lakers është dëmtimi i Anthony Davis.
Rekord ndërkohë për Stephen Curry-in në radhët e Golden State Warriors që u kthye në basketbollistin e tretë në histori për numrin më të madh të 3- pikëshave. Plot 2500 të tillë ndërsa është lojtari që e arrin këtë rekord në periudhën më të shpejtë. (A2 Televizion)