Lakers merr humbjen e dytë, Lillard shënon 31 pikë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 08:04 | Sporte të tjera
Lakers merr humbjen e dytë, Lillard shënon 31 pikë

24 orë nga ndeshja e fundit në kampionat, Los Angeles Lakers zbritën sërish në parket për sfidën e tretë, por përballë Portland, kampionët pësuan disfatën e dytë sezonale.

Lakers u mundën 115-109 nga Portland. 29 pikët e Lebron James nuk mjaftuan për verdheblutë në këtë ndeshje që ishte mjaft e ekulibruar në të katërta periodat.

12 minutat e fundit ishin vendimtare me Portland që mori epërsinë udhëhequr nga një super Damian Lillard që shënoi 31 pikë për skuadrën e tij.

Në sfidat e tjera, Utah Jazz mundi me vetëm një pikë diferencë Oklahoma-n 110-109, ndërsa Denver triumfoi përballë Houston 124-111. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos