Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi u sëmur pasi hapën pakon me pluhur të bardhë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 13:08 | Bota

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi u

Një bazë ushtarake amerikane është vendosur në alarm, për shkak se një paketë e dyshimtë që përmbante pluhur të bardhë ishte dërguar aty. CNN raportoi të enjten se pasi hapën pakon, në bazën ushtarake në Maryland, disa persona u sëmurën dhe disa të tjerë u shtruan në spital.

“Një ndërtesë në bazë u evakuua pasi një person hapi një paketë të dyshimtë", tha CNN, duke cituar një deklaratë nga Baza Ajrore Andrews, e cila ndodhet jashtë Uashingtonit.

"Si masë paraprake, ndërtesa dhe një ndërtesë ngjitur janë evakuuar dhe është vendosur një kordon rreth zonës", sqarohet po ashtu në deklaratë.

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi u

Disa persona u dërguan në Qendrën Mjekësore “Malcolm Grow” të bazës, ndërsa shkalla e sëmundjes është e panjohur.

Baza Ajrore Andrews njihet si baza për Air Force One, avionin e përdorur për të transportuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, sipas CNN, që citon dy burime të njohura me hetimin, paketa e dyshimtë përmbante një pluhur të bardhë të panjohur.

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi u

Ekipet e ndihmës së shpejtë përcaktuan se nuk kishte kërcënim të menjëhershëm dhe ia dorëzuan vendin e ngjarjes Zyrës së Hetimeve Speciale. Një provë fillestare në terren nga një ekip HAZMAT nuk zbuloi asgjë të rrezikshme, por hetimi është ende duke vazhduar, shtoi CNN, duke cituar një nga burimet e njohura me rastin. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos