All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 vit pas sulmit në Capitol, Biden fajëson Trump: Pengoi transferimin paqësor të pushtetit

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 16:42 | Bota
1 vit pas sulmit në Capitol, Biden fajëson Trump: Pengoi transferimin
All - Paragraf - 1

Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi Donald Trumpin për trazirat në godinën e Kapitolit më 6 janar, në fjalimin e mbajtur në Kongres 1 vit pas ngjarjes.

“6 janari ishte një sulm i armatosur dhe Donald Trump u përpoq të përmbyste zgjedhjet e lira, Kushtetutën dhe të pengonte transferimin paqësor të pushtetit përmes një grupi huliganësh”, ishin fjalët e Biden.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, për Trump, interesat personale janë më të rëndësishme se ato të vendit: “As gjatë Luftës Civile nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në këtë vend të shenjtë u sulmua demokracia. Ishte një sulm brutal, por populli dhe demokracia rezistuan”.

Një sërë aktivitetesh janë planifikuar nga demokratët me rastin e 1-vjetorit të ngjarjes, por shumica e republikanëve nuk do të jenë të pranishëm.

Qindra mbështetës të Trump mësynë Kongresin më 6 janar të vitit 2021, ndërsa ligjvënësit po certifikonin fitoren e Biden. 4 persona mbetën të vrarë në trazira dhe rreth 725 vetë janë arrestuar.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos