Për jetën, dashurinë, ironinë, mbretëresha Elizabeth ka ditur gjithmonë të shprehet më së miri. Janë dhjetë fraza nga Madhëria e saj për të marrë frymëzim dhe për të mësuar diçka. (A2 Televizion)

“Tradita anglo-saksone është si vaji me uthullën për traditën latine.
Për të bërë salcën duhen të dyja, përndryshe sallata nuk është shumë e mirë”.

"Mësova se si mëson një majmun, duke parë prindërit e mi"

“Unë nuk di një formulë suksesi. Por me kalimin e viteve kam vënë re se disa aftësi udhëheqëse janë universale dhe shpesh kanë të bëjnë me inkurajimin e njerëzve për të vënë talentin, entuziazmin dhe frymëzimin e tyre për të punuar së bashku.

“Ka raste kur jeta duket e vogël, e mërzitshme, e keqe dhe pa qëllim. Dhe pastaj në një moment të caktuar ne tërhiqemi në një ngjarje të madhe që na bën të kuptojmë se sa e fortë dhe thellësisht e qëndrueshme është ekzistenca jonë "

“Bota nuk është gjithmonë një vend i këndshëm. Me kalimin e kohës, prindërit tuaj ju lënë dhe askush nuk është i gatshëm të bëjë përpjekje të mëdha për t'ju mbrojtur pa kushte.
Duhet të mësosh të jesh në botë, për veten dhe për atë që beson"

"Pse femrave u kërkohet gjithmonë të buzëqeshin?"
Nëse një burrë nuk e bën atë, ai perceptohet si një person solemn, një person serioz, askush nuk mendon se është i trishtuar.

"Ishin gratë ato që sollën ëmbëlsi dhe dashamirësi në procesin e vështirë të humanizimit të shoqërisë"

"Trishtimi është çmimi që paguajmë për dashurinë"

"Ne jemi një popull i moderuar dhe pragmatik, më rehat me praktikën sesa me teorinë"

(Para se të pozonte për një portret) "Me apo pa dhëmbë këtë herë?"