Sektori i makinave luksoze në Itali ishte ai që vuajti më pak nga pandemia, e cila ndikoi ndjeshëm në industrinë e automjeteve.
Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, pati një rritje të ndjeshme të shitjes së makinave të shtrenjta krahasuar me vitin 2020. Ndër modelet më të shitura janë: Porsche 911 e Maserati Ghibli, por edhe modele të reja si Porsche Taycan dhe Ferrari Roma. Edhe pse në kohë pandemia, konkurrenca e ashpër në makinat luksoze italiane e gjermane tashmë ka rinisur. (A2 Televizion)
1 - Porsche 911. Çmimi fillestar 112 mijë euro 2 - Maserati Ghibli. Çmimi fillestar 91 mijë euro 3 - Porsche Taycan. Çmimi fillestar 86 mijë euro 4 - Mercedes S-Class. Çmimi fillestar 107 mijë euro 5 - Porsche Panamera. Çmimi fillestar 100 mijë euro 6 - Ferrari F8 Tributo. Çmimi fillestar 236 mijë euro 7 - Jaguar F-Type. Çmimi fillestar 66 mijë euro 8 - BMW Seria 8. Çmimi fillestar 99 mijë euro 9 - BMW 8 Series Gran Coupé. Çmimi fillestar 96 mijë euro 10 - Ferrari Roma ka arritur të hyjë në 10 makinat më të shitura në Itali. Çmimi i kësaj makine nis nga 200 mijë euro.