10 sportistët më të paguar në histori

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 16:03 | Sporte të tjera

Miliarda euro përfitime  gjatë gjithë karrierës së tyre sportive. Një platformë digjitale që merret me monitorimin e industrisë sportive ka publikuar një raport në lidhje me të ardhurat nga karriera e sportistëve, duke marrë parasysh kontratat me klubin, bonuset si dhe sponsorizimit ose aktivitetet post sportive që vazhdojnë edhe në fund të karrierës së tyre.

Shumat e të ardhurave janë marramendëse. Michael Jordan me një shifër rekord prej 2,62 miliardë dollarësh: një pjesë e konsiderueshme është vetëm nga Nike që e përdor si imazh për shitjet e atleteve dhe veshjeve.

https://a2news.com/2022/08/18/me-te-paguarit-e-vitit-2022-lebron-udheheq-messi-e-cristiano-ronaldo-ne-podium/

Vetëm këtë sezon, gjigandi i veshjeve sportive shiti 4,7 miliardë dollarë mallra me markën Jordan, me të ardhura vjetore që arrin në mbi 100 milionë dollarë. Jordan nuk është i vetmi basketbollist në top 10. LeBron James zë vendin e shtatë me të ardhura në karrierë mbi 1,17 miliardë dollarë. Është interesante se tre lojtarë golfi arritën në 5 sportistët më të paguar me në krye Tiger Woods, i dyti pas Michael Jordan.

Superyjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë gjithashtu në top 10, së bashku me Roger Federer, Floyd Mayeeather dhe Michael Schumacher, gjendja e te cilit ende nuk behet me dije për publikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos