
Shqipëria vijon me sukseset e peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Ertjan Kofsha ka surprizuar me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes, pasi fitoi tri medalje ari.
Kofsha garoi në peshën 89 kg dhe regjistroi një rezultate të shkëlqyer. Fillimisht ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes dhe 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.
Një sukses më se i merituar për talentin e ri që konsiderohet si e ardhmja e peshëngritjes kuqezi. (A2 Televizion)