100 milionë euro dhe tre yje për Neymar, Barça përgatit rikthimin

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 16:36 | Futboll
100 milionë euro dhe tre yje për Neymar, Barça përgatit

Në momentet më të vështira të jetës dhe karrierës së Neymar, Barcelona bën një hap përpara, për t’i ardhur në ndihmë brazilianit.

Pas akuzave të përdhunimit, dëmtimit që e mbajti jashtë Kupës së Amerikës dhe paralajmërimit të presidentit të PSG, se askush nuk mund të sillet si yll, katalanët janë gati ta rikthejnë në “Camp Nou”.

Mediat braziliane zbuluan ofertën për të mbyllur marrëveshjen: 100 milionë euro dhe tre lojtarë, Rakitiç, Dembele dhe Umtiti.

Negociatat janë në fazë të avancuar dhe pas dy viteve me shumë zhgënjime në Kullën Eiffel, Neymar do të rikthehet aty ku ishte i lumtur: te Barcelona, përkrah Lionel Messit dhe Luiz Suarez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos