Rachel Evans ka ëndërr që të duket si kukulla Barbie dhe për këtë arsye ka bërë deri tani 112 ndërhyrje plastike, duke shpenzuar rreth 40 000 euro.
Ajo e ka nisur misionin e saj kur mbushi 30 vjeç dhe thotë se do të vazhdojë deri kur të mbushë 80 vjeç.
“Dua të dukem si Barbie. Nuk do të ndaloj kurrë ose ndoshta nuk do të bëj më operacione kur të mbush 80 vjeç. Jam shumë e lumtur që po plakem sepse jetojmë në një kohë që sa më e moshuar të jesh, aq më shumë operacione për t’u dukur më e re mund të bësh”, shprehet anglezja.
Ngjyra e preferuar e Rachel është roza dhe ajo jeton në një shtëpi si ajo e Barbie. Gjithashtu, çdo gjë që ajo vesh është e frymëzuar nga Barbie dhe shtëpinë e ka të mbushur me aksesorët e kukullës. (A2 Televizion)