Shitet për një shumë rekord shishja më e madhe e uiskit

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 12:06 | Lifestyle

Shitet në ankand për rreth 18 mijë euro shishja më e madhe e uiskit në botë. Sipas Graham Crane, drejtorit të shtëpisë së ankandeve “Just Whisky”, bëhet fjalë për një shishe me të vërtetë unike; e gjatë 1.5 metra dhe që mban 105 litra uiski, e barabartë me 150 shishe standarde.

Kjo shishe, së bashku me pijen alkoolike, u krijua në gusht të vitit 2009 në distilerinë Tomintoul, në rajonin e Speyside në Skoci.

Uiski brenda në shishe është 14 vjeçar dhe u prezantua për herë të parë në publik në muzeun e Edinburgut në vitin 2012. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos