Kardiologët: Mos abuzoni me alkoolin dhe ëmbëlsirat gjatë festave

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2019, 15:00 | Lifestyle

Sindroma e "zemrës së pushimeve", ngjan si diçka romantike, por në fakt ka të bëjë vetëm me dietën dhe shëndetin. Sezoni i festave të fundvitit nxit edhe ata që janë strikt në vaktet e ngrënies dhe në dietën ditore.

Festat, alkooli e mbi të gjitha ëmbëlsirat, janë kudo. Por mjekët thonë se konsumimi i tepërt i kalorive, në kaq pak ditë, nuk i bën aspak mirë zemrës. Sindroma e zemrës së pushimeve përshkruan pikërisht momentet dramatike, kur në urgjencë shënohet rritje e numrit të pacientëve, që ankohen nga dhimbjet e zemrës dhe rritje të tensionit.

Rrahjet e çrregullta të zemrës janë shenjat e para të keq-ushqyerjes apo teprimit me ushqimin në këto ditë, shoqëruar me probleme në frymëmarrje.

Ekspertët kardiakë sugjerojnë edhe kujdes me alkoolin, ushqimet shumë të kripura, ëmbëlsirat, gjërat e thata dhe gjumi i reduktuar, shndërrohen në këtë periudhë në një “stuhi” shëndetësore.

Ndaj, këshillat e vetme të mjekëve janë: sigurohuni të mos e teproni me alkoolin dhe të jeni të hidratuar. Konsumi vakte të shpeshta, por të lehta. E mbi të gjitha, mundohuni të ruani rutinën tuaj ditore dhe gjumin. Me kaq pak, do të mund të kaloni pushime të shëndetshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos