12 viktima dhe numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 16:12 | Kosova
12 viktima dhe numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus

Kosova ka raportuar 975 raste pozitive me koronavirus, që paraqet numrin më të madh të infeksioneve ditore për këtë vit. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 328 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë regjistruar edhe 12 viktima për një total prej 1884 vdekjesh.

Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë infektuar mbi 91 mijë persona ndërsa mbeten aktive 113,874 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos