
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 12 persona, për një total prej 926 fatalitetesh.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1542 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 645 persona.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 353 pacientë teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.618. (A2 Televizion)