Njëri nga Lezha e tjetri nga Tirana, por u bënë bashkë në Elbasan për të grabitur biznese.
Madje veprimtarinë nuk e kishin ndalur edhe pse ishin në kërkim për të njëjtat vepra penale. Policia bëri të ditur ndalimin e një 39-vjeçari dhe një të riu 18-vjeç, duke i akuzuar për të paktën 6 vjedhje.
Madje në pamjet e publikuara prej bluve shfaqet një prej grabitësve që arrin të hapë derën e subjektit në pak sekonda. Gjatë kontrolleve iu sekuestruan një levë e një kaçavidë që përdoreshin për thyerjen e bizneseve, por dhe një pistoletë sportive.
Në Elbasan ata akuzohen për tre grabitje në zona të ndryshme të qytetit e të realizuara në dy javë, dje në Tiranë kanë mësyrë në 3 biznese të tjera brenda 3 ditëve. Pas verifikimeve policia zbuloi se ata ishin në kërkim për të njëjtat vepra të hetuara më parë. (A2 Televizion)