Spektakël i garantuar në Champions League, Arsenal pret Dortmund, City përballet me Napolin

Nga Dea Kozma
24 Nëntor 2026, 13:49 | Futboll

Spektakli më i madh i futbollit europian rikthehet me një mbrëmje të mbushur me përballje të forta, emra të mëdhenj dhe statistika që premtojnë emocione pa fund!

Vëmendja kryesore shkon në Londër, aty ku Arsenali pret Borussia Dortmundin. Topçinjtë kanë një statistikë mbresëlënëse: 16 ndeshje radhazi pa humbje në fazën e grupeve dhe atë të ligës, me 15 fitore dhe vetëm një barazim.

Në Manchester, City përballet me Napolin, në një duel ku Erling Haaland kërkon të vazhdojë traditën e tij kundër italianëve. Sulmuesi norvegjez ka shënuar katër gola në tri përballjet e mëparshme europiane ndaj Napolit.

Ndërkohë, në Madrid, Real Madridi pret PSV Eindhovenin. Kylian Mbappé është vetëm një gol larg kuotës historike të 75 golave në Champions League.

Por surprizat nuk mungojnë as në takimet e tjera. Como përballet me AEK-un, Feyenoord me Porton, ndërsa Galatasaray sfidon Aston Villën në një përballje ku historia dhe statistikat i japin skuadrës turke një avantazh në shtëpi. Nëntë ndeshje, tetë qytete futbolli dhe një objektiv i përbashkët: të afrohen edhe më shumë me fazën vendimtare të Champions League. E gjithë Europa bëhet gati për një tjetër natë magjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos