“122 miliardë lekë janë vjedhur në 9 muaj”, Berisha: Për këtë arsye nuk rriten rrogat e mjekëve

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 18:40 | Politikë
“122 miliardë lekë janë vjedhur në 9 muaj”,

Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e sistemit jetik për shoqërinë shqiptare. Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti do të kishte një dyfishim të pagave, krahasuar me vitin 2013. Nuk deklaroi dot se do të barazohen rrogat e mjekëve me Kosovën”.

Kështu u shpreh Sali Berisha këtë të hënë në një takim me anëtarët e departamentit të shëndetësisë në PD. Më tej, ai u tha se rrogat e mjekëve nuk rritën pasi në 9 muajit e parë të vitit janë vjedhur 122 miliardë lekë.

“Kur KLSH-ja konstaton se në 9 muaj e parë të këtij viti u vodhën e u shpërdoruan, 122 miliardë lekë, pra 30% më shumë se fondi i përgjithshëm i pagave të kësaj republike. Pra aq sa u vodhën dhe u shpërdoruan gjatë këtyre 9 muajve, çdo rrogëtar i këtij vendi mund të kishte marrë rrogë dyfish dhe do të kishte tepruar 1/3”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/19/berisha-me-departamentin-e-shendetesise-ne-pd-mjeket-e-infermieret-iken-ne-emigracion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos