Dosja “Babalja”, shtyhet për të pestën herë gjyqi ndaj deputetit Salianji

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 10:04 | Politikë
Dosja “Babalja”, shtyhet për të pestën herë

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji. Seanca ishte parashikuar të mbahej në orën 13:00 në Gjykatën e Apelit në Tiranë, por mësohet se është shtyrë për “arsye të mosformimit të trupit gjykues, gjyqi ndaj tij nuk mund të zhvillohet ditën e sotme”.

“Sot në datë 19.12.2022, ora 13:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, është planifikuar për t’u gjykuar çështja penale me të pandehur Ervin Salianji, etj. Për arsye të mosformimit të trupit gjykues, gjykimi i çështjes nuk do të mund të vijojë”.

Deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.

Ai kundërshton dënimin me 1 vit burg, marrë në shkallën e parë si i pandehur i të ashtuquajturës dosja “Babalja”.

Kjo është hera e pestë që shtyhet gjyqi ndaj Salianjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos