
Belgjika dhe Holanda nuk kanë treguar aspak mëshirë ndaj Bjellorusisë dhe Gjibraltarit, në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, Katar 2022.
Belgjika i shënoi 8 gola Bjellorusisë, edhe pse rivalët nuk është se janë një nga ekipet më të dobëta në këto eliminatore. Vendasit shënuan nga 4 gola në çdo pjesë.
Ndërkohë, Holanda triumfoi 0-7 në transfertë ndaj Gjibraltarit. Tulipanët hasën vështirësi në pjesën e parë, kur realizuan vetëm në fund golin e parë. Pjesa e dytë ishte një histori krejtësisht tjetër, pasi Holanda realizoi edhe 6 herë të tjera ndaj vendasve modestë e të dorëzuar totalisht.
Ndërkohë, surpriza e mbrëmjes erdhi nga Turqia, e cila u ndan në barazim 3-3 nga Letonia. (A2 Televizion)