
Më shumë se 15 mijë mjekë dhe punonjës të tjerë në sektorin e shëndetësisë i kanë dërguar një letër të hapur presidentit Vladimir Putin ku i kërkojnë t’i japë fund armiqësisë në Ukrainë.
Në letrën e publikuar në “British Medical Journal” mjekët shprehen se janë kundër aksioneve ushtarake të ndërmarra nga ushtria ruse në territorin ukrainas dhe i kërkojnë presidentit të tyre t’i tërheqë ato.
“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë njerëzore. Në këtë moment të vështirë për dy vendet, kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të armiqësisë. Jeta njerëzore nuk ka çmim”, shkruajnë mjekët. (A2 Televizion)