A2 CNN në Lviv, qytetin më të “sigurt” në Ukrainë, të mbushur me barrikada

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 17:35 | Bota
A2 CNN në Lviv, qytetin më të “sigurt” në

Grupi i xhirimit të A2 CNN, me gazetarin Julian Kasapi dhe operatorin Endrit Myftari, ndodhet në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.

Në një video të kapur nga operatori i A2 CNN tregohet situata në qytetin e Lviv, i cili edhe pse është më në perëndimin të Ukrainës, në kufi me Poloninë, është i mbushur me barrikada të vendosura në të gjitha rrugët, pasi edhe aty rreziku është evident.

Lviv është një qytet me mbi 700 mijë banorë në të cilin u vendosën ambasadat kryesore të Perëndimit pasi Rusia nisi sulmet. Aktualisht, ai është porta dalëse nga Ukraina për popullsinë që po i largohet luftës në drejtim të Polonisë.

https://a2news.com/2022/03/02/a2-cnn-ne-kufirin-poloni-ukraine-te-larguarit-rrefejne-ferrin-e-luftes/

A2 CNN në kufirin Poloni-Ukrainë, të larguarit rrëfejnë “ferrin” e luftës

Grupet e xhirimit të A2 CNN, kanë udhëtuar drejt Ukrainës dhe Polonisë, për të raportuar atë që po ndodh në vendin e përfshirë nga lufta, por edhe krizën e refugjatëve në vendet fqinje, që sa vjen e bëhet më e rëndë.

Sipas OKB-së, mbi 835 mijë persona janë larguar nga Ukraina që prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi rus. Pjesa më e madhe e tyre, kanë mbërritur në Poloninë fqinje. Gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, foli me disa prej tyre në Pshemishlë (Przemyśl).

“Do të shkoj në Ukrainë, çfarë tjetër mund të bëj? Kam fëmijët atje, 8 dhe 10 vjeç. Po shkoj të marr fëmijët dhe bashkëshorten, kurse unë do të qëndroj atje për të luftuar”, thotë një burrë i cili po tenton të hyjë në atdhe.

Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është një ndër më të bombarduarit nga forcat ruse. Një grua e larguar prej andej, tregon për A2 CNN ferrin që përjetoi derisa u largua. Pas, si çdo grua tjetër ukrainase, ka lënë bashkëshortin. “Jam nga Kharkiv. Duhet të largoheshim sepse ata po bombardonin çdo ditë. Ishte i vetmi opsion i sigurt që të dilnim nga Ukraina. Bashkëshortin e kam në Kharkiv. Teksa ai është duke luftuar, ne këtu do të na marrin miqtë e tij. Nuk mund të jetojmë më atje, jam pa fjalë”, thotë ajo.

Situata po rëndohet orë pas ore edhe në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, të cilin rusët duan ta marrin patjetër, por edhe pse e kanë rrethuar prej disa ditësh, nuk po arrijnë të depërtojnë. “Atje ka shumë sirena”, tregon për A2 CNN një vajzë e vogël. “Unë jam 16 vjeç dhe u largova me mamanë dhe qenin tim. Kievi është shumë qytet paqësor, kur nuk ka luftë. E dua shumë sepse është shtëpia ime dhe dua që të kthehem aty sa më parë”, thotë ajo dhe jep një mesazh për të atin: “Qëndro i sigurt!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos