Ne jemi në kontakt të përditshëm me objekte të ndryshme që mbajnë sasi të paimagjinueshme bakteresh.
“Business Insider” ka përpiluar një listë me këto objekte, të cilat kanë më shumë papastërti edhe se tualeti. Njihuni me to në galerinë e mësipërme. (A2 Televizion)
Celulari – Sot është bërë një zgjatim i dorës sonë dhe është një nga objektet më të pista që prekim çdo ditë. E marrim kudo me vete, e vendosim në të gjitha llojet e sipërfaqeve dhe nuk e pastrojmë aq shpesh. Përveç kësaj, nxehtësia që lëshon celulari është ideale që mikrobet të mbijetojnë në të.Paratë – Kalojnë nga dora në dorë. Komisioneri i Shëndetësisë në Nju Jork ka gjetur 135 000 baktere në një kartëmonedhë të vetme.Mbajtësi i furçës së dhëmbëve – Furça e dhëmbëve, ajo që fusim në gojë çdo ditë, qëndron në një nga vendet më të pista në shtëpinë tuaj: mbajtësen e furçës së dhëmbëve. Kjo mbajtëse përmban deri në 27% të baktereve koliforme, ku përfshihen salmonela dhe E. Coli, ndaj përpiquni ta lani shpesh.Tastiera e kompjuterit – Një vend ideal për mikrobet që prekin lëkurën dhe thonjtë. Mundohuni ta pastroni shpesh me solucionin e duhur dhe lani mirë duart pas punës.Telekomanda e televizorit – Kalon në duart e të gjithë familjes. Pastrojeni më shpesh telekomandën e televizorit nëse dëshironi të shmangni përhapjen e koliformëve në shtëpi. Një këshillë tjetër: kur shkoni në hotel, përpiquni të prekni sa më pak telekomandën e televizorit të dhomës.Sfungjeri – Sfungjeri që përdorni për të larë enët është objekti më i ndotur në shtëpinë tuaj: përmban më shumë mikrobe sesa tualeti. Një studim i kryer nga Universiteti i Furtëangen në Gjermani zbuloi se një centimetër kub sfungjer kuzhine mund të përmbajë deri në 50 miliardë baktere. Shifra të ngjashme me ato të feçes. Edhe leckat nuk janë shumë më të pastra. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t'i zëvendësoni ato shpesh, pasi pastrimi i tyre është i padobishëm.Dërrasa ku presim ushqimet – Ndërsa përdorimi i një dërrase prerëse është më i mirë sesa prerja e ushqimit në banak, gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm. Përpiquni ta pastroni mirë dhe me ujë shumë të nxehtë përpara se ta përdorni.Tapeti i banjës – Dalja nga dushi kur je i lagur e bën tapetin të lagësht dhe favorizon shfaqjen e kërpudhave dhe baktereve. Pavarësisht kësaj, është një nga objektet që shumë shpesh harrojmë ta lajmë. Lajeni të paktën një herë në javë.Stilolapsi – Sipas Wall Street Journal, objektet që ndani çdo ditë në zyrë, siç është stilolapsi, mund të mbajnë deri në 2000 baktere.Ushqimet – Sidomos frutat, të cilat çdo ditë në supermarket preken nga qindra e mijëra njerëz.Timoni i makinës – Sipas Qendrës Kombëtare të Bioteknologjisë në SHBA, pjesa e brendshme e një makine është një nga vendet ku mund të grumbullohen më shumë baktere nëse nuk jemi të kujdesshëm me pastrimin e saj. Një studim i CarRentals.com tregon se timoni i një makine është katër herë më i ndotur se kapaku i një tualeti publik.Portofoli – Shumica e njerëzve nuk e lajnë kurrë dhe zakonisht në portofol depozitohen plot baktere.Jastëku – Në të, çdo natë lëmë mbetje të lëkurës, flokëve ose pështymës. Nuk duhet të kaloni muaj pa e larë atë.Butonët e ashensorit – Butonët e ashensorit janë një nga objektet e përditshme që prekim me më shumë papastërti. Është treguar se sasia e baktereve të pranishme në butonin në katin e parë mund të jetë deri në 20 herë më e lartë se ajo që mund të gjejmë në një ndenjëse në një tualet publik.Kafsha shtëpiake – Kafshët mund të bartin baktere të ndryshme të dëmshme për shëndetin e njeriut.