Çmimi Europian për Letërsinë grish për herë të tretë edhe letërsinë shqipe, botuesit por edhe autorët. Ky çmim, që vjen çdo vit për të ndihmuar autorët e rinj europianë të përcillen edhe në gjuhë të tjera, është një mundësi e mirë edhe për letrat shqipe. Ben Andoni, kryetari i jurisë për “EU Prize for Literature”, tha se 5 kandidatët shqiptarë janë Tom Kuka (Enkel Demi), Laer Kume, Liridon Mulaj, Brajan Sukaj dhe Ana Kove. Por për anëtarin tjetër të jurisë, Petrit Ymeri, favoritë deri tani janë identifikuar Brajan Sukaj dhe Enkel Demi. (A2 Televizion)
2 favoritët për Çmimin Europian të Letërsisë 2021
