“Shpresat janë te rinia që ka dalë në shesh”, Shehi: Rast ideal për opozitën, të mos merret me pazare të vogla

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 22:48 | Politikë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se shpresa e Shqipërisë janë rinia që ka dalë në protestë.

“Shpresa janë te rinia që ka dalë në shesh. A është e paqartë ajo rini? Sa të duash. A janë kontradiktorë? Plot. A ka njerëz të infiltruar atje? Po. Mund të ketë edhe islamistë atje, por gjithsesi, elementi më pozitiv është që ktheu debatin në politikë, hapi një hapësirë të re, e mediatizoi problematikën shqiptare dhe e ndërkombëtarizoi. A do ta çojnë deri në fund, a do prodhojnë lidership? Këtë do e shikojmë muajt e ardhshëm. Por, ata janë elementi pozitiv i kësaj kohe", tha Shehi në studion e "Terminal" nga Loneta Progni, në A2CNN.

“Ky është rast i mirë për opozitën që të jetë pragmatiste, por edhe idealiste. Nëse pragmatizmi mbyllet me pazare të vogla, si gjithmonë do të humbë opozita sepse pushteti është materialist. Prandaj, do t’i mëshoja pjesës ideale. Duhet të kapërcejnë disa prej tyrë nga vetvetja, mos të mendojnë se i zvogëlohet oborri i vet”, shtoi Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos