Arben Malaj, ish-ministër i Financave, u shpreh se pa shtrirjen e protestës dhe pa ndryshim thelbësor në procesin e organizimit të zgjedhjeve, “nuk duhet marrë e mirëqenë që PS-ja e ka humbur Tiranën”.
“Protesta në Tiranë, nëse do të vazhdojë dhe do të shtrihet, do të ndikojë. Nëse nuk do të lëshojë Edi Rama, mund të shkohet në modelin e Maqedonisë, me një qeveri që organizon vetëm zgjedhjet. Nëse nuk ka një aktivizim më të plotë të qytetarëve dhe nëse nuk ka një ndryshim thelbësor në procesin e organizimit të zgjedhjeve, çfarëdo ndryshimi të bëhet në Kod Zgjedhor, nuk sjell ndonjë ndryshim. Nuk duhet marrë e mirëqenë që PS-ja e ka humbur Tiranën”, tha Malaj në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.
“Ka një shpresë nga ndikimi në heshtje që mund të përdorë Veliaj me mbështetësit e tij. Të paktën, në këtë rast, unë them që mund të krijohet një zhgënjim dhe të ketë një rënie të pjesëmarrjes. Por, që të fitosh, duhet të kesh votën pro”, tha Malaj në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN. (A2 Televizion)