20 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 20:55 | Ballkani
20 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 20 viktima dhe 106 raste të reja nga Covid-19.

Vatra më e nxehtë në vendin fqinj mbetet kryeqyteti me 72 infeksione ditore.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 603 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa mbi 18 mijë raste janë ende aktive.

Pas të dhënave të sotme, numri i fataliteteve shkon në 2550, kurse i të shëruarëve në mbi 63 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos