200 nxënës, mësim në stadiumin danez

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 13:44 | Futboll
200 nxënës, mësim në stadiumin danez

Danimarka po tenton të rinisë jetën pas pandemisë Covid-19, me klubet sportive që janë ndër më aktivet në gjetjen e zgjidhjeve për normalitetin e ri. Klubi i FC Copenhagen nisi një iniciativë të veçantë në llojin e saj, duke i shndërruar tribunat e stadiumit në banka për shkollë në qiell të hapur.

Nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta zhvilluan ditën e parë të mësimit në impiantin e skuadrës së kryeqytetit danez. Gjithçka nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar, ndërsa mësimi në stadium do të zhvillohet për shtatë javët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos