
Kryeministri Edi Rama nuk ka “shpëtuar” nga Inteligjenca Artificiale. Mëngjesin e sotëm, ai ka publikuar një foto të tij të realizuar nga IA, ku shfaqet duke pikturuar. Rama ka zbuluar se kjo foto i është dërguar me mesazh nga një nga ndjekësit e tij.
“Mirëmëngjes dhe duke shpresuar që të qeshni edhe ju me këtë dërgesë të njërit prej jush, i cili më shkruante se e ka krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë edhe e shërbimeve shtetërore, pasi vetë Rama ka zbuluar se në e-Albania qytetarët do të kenë mundësi që të flasin me një operator kompjuterik, për të gjitha përgjigjet e nevojshme. (A2 Televizion)