Regjisori i njohur zbulon se cili personazh i “Friends” nuk ishte aq komik se duhet: Ishte një gabim

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 11:25 | Lifestyle
Regjisori i njohur zbulon se cili personazh i “Friends” nuk ishte aq

“Friends” është një nga serialet më të ndjekura në historinë e kinematografisë dhe të 6 aktorët kryesor kanë pasur një kimi të jashtëzakonshme, sa që vështirë se mund t’i ndajmë se cili është me i miri. Megjithatë, regjisori ka treguar se ka pasur një aktor për të cilin mendon se ka gabuar pasi nuk ka pasur kimin e duhur me 6 personazhet.

Dhe ajo është aktorja Ellen Baxendale, e cila u shfaq në 14 episode si gruaja e dytë e Ross, që jeton në Londër. Mirëpo, historia e tyre nuk zgjati shumë dhe mesa duket ka pasur një arsye të fortë.

” Ajo ishte e mirë, por jo shumë komike. David Schëimmer nuk pati kiminë e duhur. Ishte sikur duartrokiste me njërën dorë. Në sitcom dhe komedi romantike, vetëm kimia nuk mjafton. Ju gjithashtu duhet të keni një sens humori”, tha James Burrows. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos