15 xhaketa perfekte për vjeshtën

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 15:40 | Lifestyle
15 xhaketa perfekte për vjeshtën

Mirupafshim verë! Ka ardhur zyrtarisht koha për t’u marrë me sezonin e ri dhe me gjithçka që do të veshim nga tani dhe muajt e ardhshëm. Duke filluar nga xhaketat, veshjet e zgjedhura për këtë periudhë të vitit dhe aleatët e stilit për garderobën e vjeshtës.

Palltot, xhaketat, xhupat e lehtë, por edhe variacionet e tjera. Dhe më pas xhins, palltot prej kamoshi, xhaketat bomber. Koleksionet e vjeshtës dimër 2023 shohin një larmi të pabesueshme midis veshjeve të mëdha, të stilit të rrugës, me motive dhe kuadrata, të zbehta dhe të theksuara, që janë frymëzuar nga e kaluara, duke sjellë kadifen, apo tekstura boucle. Gjithashtu kthehen pardesytë e gjata aq të dashura për vitet ’90 dhe 2000. Edhe xhaketa klasike monopetë apo dopiopetë joshëse dhe padyshim origjinale.

Më pas bie në sy tendenca e xhaketës së lëkurës, gjithmonë në qendër të eksperimenteve të stilistëve: nga versionet biker e deri tek ato të stilit aviator, pasarelat kanë ripërsëritur rolin e saj, duke e bërë atë protagoniste në pamjet më të ndryshme.

Ka kaq shumë xhaketa në modë që thjesht nuk do të mund t’u themi jo. Ne kemi përgatitur një përzgjedhje ad hoc me të gjitha modelet që nuk duhen humbur. Zbulojini të gjitha!

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos